Zyrtare: Arbeloa largohet nga posti i trajnerit te Real Madridit

Sport

Zyrtare: Arbeloa largohet nga posti i trajnerit te Real Madridit

 

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me Álvaro Arbeloan në rolin e trajnerit të ekipit të parë. Klubi njoftoi se palët kanë arritur një marrëveshje të përbashkët për mbylljen e mandatit të tij.

Në deklaratën zyrtare, Real Madridi shprehu mirënjohjen për kontributin e Arbeloas gjatë viteve të tij në klub, duke vlerësuar besnikërinë, përkushtimin dhe profesionalizmin që ai ka treguar që nga koha kur ishte pjesë e akademisë së të rinjve.

 

“Álvaro Arbeloa ka mishëruar gjithmonë vlerat e Real Madridit dhe ky klub do të mbetet përgjithmonë shtëpia e tij”, thuhet në reagimin e klubit.

Gjiganti spanjoll i uroi ish-trajnerit dhe familjes së tij suksese në sfidat e reja që e presin në vazhdim të karrierës dhe jetës së tij personale.

ME TE LEXUARAT