SHBA: Përkujtohet 11 shtatori, sulmi i radikalëve islamistë

Bota

forcat-amerikaneNë Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot përkujtohet 14 vjetori i, sulmeve të terroristëve myslimanë në Kullat Binjake në New York, i kryer më 11 shtator 2001.

Me dhjetëra mijëra njerëz pritet të mblidhen në mbrëmje në pjesën e “katit zero” në New York, për të shënuar 11 shtatorin, sulmin terrorist mbi Shtetet e Bashkuara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pjesa e mëparshme e Qendrës Botërore Tregtare, tani është një shesh publikë dhe muze.

Përvjetori do të shënohet me me tingëllimat e kambanave dhe duke lexuar emrat e gati 3 mijë personave që humbën jetën nga sulmi terrorist i Al-Qaeda.

Presidenti Barak Obama, do ta shënojë këtë përvjetorë, me një vizitë në një bazë ushtarake në Maryland, përderisa Sekretari i Mbrojtjes, Ash Carter, do t’i bashkëngjitet zyrtarëve të tjerë, në një përkujtim në Pentagon.

Në të gjithë Amerikën do të mbahen aktivitete tjera për të shënuar këtë ngjarje.

Ky sulm ishte kryer nga një grup prej 19 vetash rrëmbyese islamistë radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Mbi 3 mijë njerëz kanë humbur jetën kur rrëmbyesit përplasën aeroplanët mbi kullat binjake në Qendrën Botërore Tregtare, në New York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania.

Në mesin e viktimave që humbën jetën ishin shtetas të më tepër se 70 vendeve dhe në mesin e tyre edhe tre shqiptaro-amerikanë.

ME TE LEXUARAT