OSHEE eleminon defektet, rikthen energjinë në disa zona

Aktualitet

osheKompania OSHEE njofton se janë eliminuar avaritë në disa nënstacione në rang vendi, dukë bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike në zonat si më poshtë: Në rrethin Tiranë/ Kamëz, pjesa Veriore dhe Verilindore e qytetit, Fushë Mëzes, ish-Rruga Ura, zona pranë bregut të Lumit, Yrshek, Domje, Berxullë, Bathore (pjesërisht), Çekrezë, Ura e Tapizës, Laknas, Qendra Valias dhe Rethinat Valias. Në rrethin Sarandë/ Bashkia Konispol, komunat Livadhja, Markat dhe Aliko. Në rrethin Shkodër/ komunat Temal, Dushman dhe Shllak. OSHEE është në gatishmëri të plotë dhe do t'i bëjë të ditur publikut planin e masave për ditët e Vitit të Ri 2015!

ME TE LEXUARAT