Rusia rezikon ta humbë organizimin e Botërorit 2018

Bota

rusiZëvendëspresidenti i FIFAs, Jeffrey Webb, thotë se Botërori në Rusi mund të rrezikohet nëse ata nuk do të mund ta zgjidhin problemin e racizmit në vend.

“Përfundimisht Rusia është një sfidë e madhe për FIFA-n dhe Kupën e Botës nga këndvështrimi i racizmit”, ka thënë Webb për ESPN , transmeton Telegrafi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ka shumë punë të bëhet në aspektin edukativ. Ministri për Sport i Rusisë, Vitaly Mutko, i cili po ashtu është pjesë e komitetit ekzekutiv të FIFA-s, e ka pranuar këtë dhe unë besoj se tash ata do të nxjerrin plane për të filluar aplikimin e programeve edukative”.

“Është një mundësi e madhe për të ndikuar disa ndryshime dhe për të nxitur ndryshime gjatë tre viteve të ardhshme. Ne duhet ta bëjmë. Ne nuk mund të kemi Botëror atje nën kushtet aktuale”, ka shtuar ai.

ME TE LEXUARAT