Rreshje shiu dhe stuhi, ja si do të jetë moti për ditën e sotme

Aktualitet
Rreshje shiu dhe stuhi, ja si do të jetë moti për ditën e

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga masa ajri të paqëndrueshme më të freskëta të cilat do të ifluencojnë rënie të temperaturave dhe rreshje shiu në territorin e Shqipërisë.

E Martë dt 26 Maj 2020 moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga rreshje lokale shiu dhe stuhi. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 7/15°C

Zonat e ulëta 9/23°C

Zonat bregdetare 12/22°C

ME TE LEXUARAT