Administrata publike, Harito: Progres raporti ishte pozitiv

Aktualitet

haritoMinistra e Shtetit për Inovacionin Milena Harito deklaroi se Progres Raporti ishte një lajm shumë i mirë për atë se çfarë kemi arritur deri tani,  në procesin e reformimit të Administratës Publike në Shqipëri. “Është një konfirmim i progresit arritur në këto dy vite qeverisje. Progresi në Administratën Publike vlerësohet me nivelin më të lartë, ndër 5 prioritetet, si mesatarisht i përgatitur, por është i të njëjtit nivel, ekzaktësisht me Serbinë dhe Malin e Zi, të cilët i kanë çelur tashmë negociatat. E thënë me thjesht, për çështjet e Administratës Publike jemi në nivelin e nevojshëm për t’i çelur negociatat”, u shpreh Harito.

Sipas saj, sigurisht të kesh një administratë profesionalisht, të shkëputur nga ndikimet politike, të përkushtuar në shërbimin ndaj qytetarëve është një nevojë e domosdoshme për zhvillimin e vendit, por edhe një sfidë shumë e vështirë, veçanërisht në kushtet e asaj që trashëguam nga një tranzicion i stërzgjatur 23-vjeçar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Trashëguam një sistem pa rregulla, një administratë të nëpërkëmbur dhe të politizuar dhe sidomos, një mungesë të plotë të vëmendjes ndaj qytetarit. Progres Raporti vlerëson ecurinë e mirë  jo vetëm me miratimin e një strategjie gjithëpërfshirëse dhe Kodit të ri të Procedurave Administrative, i cili prej vitesh vinte rrotull dhe nuk arrinte të shihte dritën e diellit, por mbi të gjitha, me zbatimin e praktikave në  sistemin e rekrutimeve në Administratën Publike. Është kjo që i ka munguar gjithmonë Shqipërisë, zbatimi i ligjeve. Kemi sot një proces tërësisht të hapur, transparent dhe meritokratik,  i cili është tashmë, një model i mirë edhe për vendet e rajonit”, theksoi Harito.

Këtë hap thelbësor, vijoi ajo, në reformimin e Administratës Publike në Shqipëri, Progres-raporti e evidenton qartësisht me shprehjen: “Vazhdoni të demonstroni proces transparent dhe meritokratik në rekrutimet dhe shkarkimet në Shërbimin Civil.”

ME TE LEXUARAT