Zbardhen vrasjet me pagesë, grupi i strukturuar kriminal drejtohej nga Admir Tafili
Pas një hetimi intensiv dhe disa mujorë të Departamentit për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë dhe Drejtoritë e Policicë në Qarqe, Tiranë ,Elbasan, Korçë dhe Shkodër, në lidhje me disa ngjarje të rënda të ndodhura në qytetin e Tiranës dhe disa qytete të tjera gjatë vitit 2014 si dhe në muajit e parë të viti 2015, më datë 16.02.2015, është bërë e mundur zbulimi dhe dokumetimi i një grupi të strukturuar kriminal, me tendendencat e vrasjeve me pagëse me armë zjarri dhe vendosje të lëndëve shpërthyese, eksploziv.
Grupi kriminal i dokumetuar përbëhej nga shtetasit:
- Admir Tafili, 39 vjeç, lindur në Shkodër, aktualisht i dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale të vrasjes në rrethana cilësuese dhe armembajtjes pa leje parashikuar nga nenet 79 dhe 278/2 të K.Penal, ku vuan dënimin në I.E.V.P Peqin.
- Alfred Qefalija, 32 vjeç, lindur e banues në komunën farkë e Vogël Tiranë, arrestuar më datë 11.02.2015.
- Kristi Pine, 24 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë” neni 139 i Kodit Penal.Arrestuar më datë 16.02.2015.
- Aleksander Gora, 31 vjeç, lindur dhe banues ne Buçimas te rrethit Podradec, i denuar më parë për veprën penale të ”Vjedhjes me armë”. Arrestuar më datë 16.02.2015.
- A. O, 50 vjeç, banues në Tiranë , i denuar më pare për “armbajtje pa leje” dhe “mbajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike”, aktualishtë i shpallur në kërkim.
- Dh. Z, 22 vjeç , banues në Tiranë, i shpallur në kërkim.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Nga hetimet e deri tanishme ka rezultuar se ky grup kriminal i drejtuar nga i dënuari Admir Tafili i cili merrte porosi nga persona të tjerë të interesuar për kryerjen e krimeve, janë autorë të ngjarjeve si më poshtë:
- Vrasjes me armë zjarri të shtetasit I M, ngjarje e ndodhur me datë 25.06.2014 në qytetin e Shkodrës në vendin e quajtur “Shtepia e Mushkonjes”.
- Vrasjes së mbetur në tëntativ të shtetasit E.Ç, ngjarje e ndodhur më datë 05.09.2014 në qytetin e Tiranës në lagjen Shkoze.
- Vrasjeve të mbetura në Tentativ me vendosje lëndë eksplozive të shtetasve A.C, J.C, dhe A.SH, ngjarje e ndodhur më datë 26.02.2014, në Rrugën “Budi”, Tiranë, ku si pasojë e shpërthimit mbetën të plagosur rëndë shtetasit e mësipërm si dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.
- Vrasjes së mbetur në tentativ për shkakë të cilësive të veçanta me vendosje lëndë eksplozive në automjetin e shtetasit A.S, Drejtor i Burgut Fushë-Krujë.
- Marrje porosi me 25 mijë Euro, për vrajen e shtetasit L.M, ngjarje e ndodhur më datë 18.11.2014, në qytetin e Durrësit.
- Marrje porosi me 50 mijë Euro, për vrasjën e dy biznesmenëve në qytetin e Pogradecit.(ngjarje e parealizuar).
- Marrje porosi me 20 mijë Euro, për vrasjen e hasmit të shtetasit Aleksandër Gora, me inicial A.V, (ngjarje e parealizuar).
Nga kontrollet e ambjenteve të poseduar nga antarët e grupit u gjetën dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale:
- Një armë zjarri model “Scorpions” me 10 fishekë në krëhër kalibër 7.65mm.
- Një armë zjarri tip pistoletrë e markës “Smith: mod 9604 me 5 copë fisheke kalibër 9mm.
- Sy silenciator .
- 6 apaparete telfonik celularë, karta SIM
- 9.000 (nentemije) euro
- Një motoçikletë tip skuter Piaggio
- Një armë zjarri tip Zastava, mbushur me 15 (pesembedhjete) copë fishekë luftarake të kalibrit 9 mm.
- Një armë zjarri tip shot gan.
- Një gjerdan fishekesh, material meshini me ngjyrë të zezë dhe togez inoksi me ngjyre kafe, ku ne te jane te vendosur 9 (nente) cope fishekë të kalibrit 12 mm të cilët kanë mbishkrimin N 92 special 46 (fisheket jane me kapsollë të paplasur.
- Një jelek antiplumb me ngjyre blu dhe te zeze me mbishkrimet përkatëse .
- 10 (dhjete) fishekë armë gjahu të kalibrit 12 mm, me kapsollë të paplasur me ngjyra të kuqe dhe të zezë.
- Një paisje plastike në formë rrethore me ngjyrë të zezë dhe të kuqe ku kanë dalje dy fije teli përcjellës me ngjyrë të kuqe të zhveshura në skajet e tyre.
- Një palë dylbi material plastik me ngjyre të zezë teke .
- Nje çante material rrobe me ngjyrë të zezë me mbishkrimet përkatëse.
- Një avi në formë pistoletë, me ngjyrë gri me mbishkrimin PEMCO.MODEL NOSG-109.
- Nje motorr tip “Skuter” me ngjyrë të zezë pa targa me mbishkrimin TECH FOR FUND, me parafango të thyer.
- Karta SIM të kompanive të ndryshme
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kanë kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për veprat “Vrasja me paramendim e kryer ne bashkepunim”, “Vrasja me paramendim e kryer ne bashkepunim e mbetur ne tentative” , “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese” , Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municionit luftarak”, Grupi i Strukturuar Kriminal” parashikuar nga nenet 78-25 , 78-22-25, 79/dh , 278/2/4 dhe 333/a te Kodit Penal. Në bashkpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, vijon puna per dokumentimin e plote te aktivitetit kriminal të këtij grupi kriminal.