Aeroporti i Prishtinës ul çmimet e shërbimeve

Kosovë&Rajon

aeroport-prishtinaMe miratimin e Autoritetit të Aviacionit Civil (CAA) dhe në pajtim me Njësinë e Partneritetit Publiko Privat (PPP), duke filluar nga sot aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ofron program nxitës për kompanitë ajrore.

Përveç programit të tanishëm nxitës, aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ofron 20% ulje në shërbimet e aeroportit për ditët me më pak ngarkesë në vajtje/ardhje.

Sipas një njoftimi të aeroportit, 100 % ulje ofrohet në çmimet e parkingut të aeroplanit bashkë me zonën e mirëmbajtjes për përdorim, për kompanitë ajrore, të cilat stacionojnë së paku një aeroplan në aeroportin “Adem Jashari”.

“Me këtë program nxitës kemi për qëllim të tërheqim kompani të reja ajrore dhe frekuenca shtesë të fluturimeve, të cilat do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e çmimeve e biletave‘ tha Drejtori i Përgjithshëm i aeroportit, Haldun Firat Köktürk. Të gjitha ofertat e ofruara më parë nga destinacione të reja, frekuenca shtesë dhe oferta te tjera si volum të lartë të trafikut, përkrahje në marketing etj, janë pjesë e programit të ri nxitës”, thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT