Milo në Sarandë: Kujdes ndaj njerëzve agresivë në investime e fitime

Politikë

miloKryetari i Partisë Demokracia Sociale z. Paskal Milo, gjatë turit të tij elektoral për zgjedhjet vendore të 21qershorit 2015, zhvilloi një takim në Sarandë, me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokracia Sociale. Ai u foli atyre për programin e PDS dhe alternativën që ajo përfaqëson në politikën shqiptare.

“Ata që do të zgjidhen për këto katër vitet e ardhshme duhet të mendojnë më seriozisht për mënyrën se si do të menaxhohet ky qytet. Për ritmet e larta me të cilat duhet të zhvillohet, por më tepër duhet të mbrohet dhe që ta mbrojmë duhet të jemi të kujdesshëm, përballë njerëzve që janë agresivë në investime dhe në fitime. Gjithmon duhet patur parasysh dhe duhet bërë kujdes që të ruhet aq sa mund të ruhet, akoma, sot e kësaj dite, tani e për të ardhmen ky mjedis i bukur i Sarandës”, u shpreh Milo.

ME TE LEXUARAT