“Të ndalohen filmat e kohës së Enverit”/ Kërcënohet Agron Tufa: Hej ti kopuk, hiq dorë se...

Aktualitet

Pas debatit për ndalimin e filmave të diktaturës orar pa orar në media, shkrimtari Agron Tufa, si një nga inciuesit e kësaj nisme, ka marrë një kërcënim anonim në “Facebook”.

Vetë Tufa në faqen e tij zyrtare të rrjetit social, ben me dije se sëbashku me kolegun e tij, Erald Kapri, ndërmorën këtë nismë për të ndaluar me ligj filmat propagandistikë komuniste të regjimit të Enver Hoxhës, kjo pasi sipas tij është e dëmshme për shëndetin moral publiK.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tufa shpjegon se në News24, ai nuk kishte kërkuar që të gjithë filmat të përjashtohen, por të bëhet një listë e kujdesshme që nuk përçojnë propagandë komuniste.

“Mbrëmë mora një kërcënim anonim për shkak, se me kolegun tim, z.Erald Kapri (i kërcënuar dhe ai) ndërmorrëm një nismë, për të ndaluar me ligj filmat propagandistikë komunistë të rregjimit te Enver Hoxhes, si lëndë toksike, radioaktive, e dëmshme për shendetin moral publiik. Mbetjet e diktaturës dhe nostalgjikët e asaj idile kinematografike perverse, incestuoze, qenkan prekur në kockë. Ne News 24 kisha sqaruar, se: jo perjashtimisht të gjithe filmat te ndalohen. Por te behet nje liste e kujdesshme e filmave ( te paket) qe nuk perçojne propagande komuniste, si dhe: te gjithe filmat e ‘mbijetuar’ te paraprihen para transmetimit me një 5 minutesh hyrje, ku te shpjegohet se perse transmetohet aksh film (vlera artistike, regjisoriale, aktoriale, tematike etj),” shkruan Tufa.

ME TE LEXUARAT