Ish-futbollisti i Ajax: Do ta fitoj betejën me kancerin!

Soft

ajaxKjo është një betejë që do ta fitoj, sepse jam mirë fizikisht dhe kam një ekip mjekësh të mrekullueshëm që më ndjek si në Barcelonë, edhe në Londër dhe Amsterdam.”

Këto kanë qenë fjalët e Johan Cruyff në lidhje me sëmundjen e kancerit në mushkri, e cila u zbulua më pak se një muaj më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-futbollisti holandez i Ajax dhe Barcelonës, ka qenë i pranishëm në një ceremoni të zhvilluar nga shoqata që kërkon pavarësinë se krahinës së Katalonjës dhe tregoi se ka zgjedhur rrugën e optimizmit për të dalë triumfator në ndeshjen më të rëndësishme të jetës.

Cruyff ka qenë duhanpirës i rregullt për 30 vjet, ndërsa 68-vjeçari shtoi “Në fillim mbeta i tronditur kur mësova sëmundjen, por tani më duhet ta luftojë këtë sëmundje, i ndihmuar edhe nga mbështetja e jashtëzakonshme që më kanë dhënë njerëzit. I thashë gruas time para disa ditësh: E dija që isha i famshëm, por jo që njerëzit të më donin kaq shumë.”

ME TE LEXUARAT