Shoferi i dehur del në sens të kundërt të rrugës, aksidenton me vdekje të riun, 2 rëndë

Aktualitet

tirane-durresNjë 32-vjeçar ka humbur jetën pasi mjeti me të cilin udhëtonte u përplas me një tjetër në Autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të këmbësorëve, Shkozet.Sipas të dhënave të para të policisë mjeti tip Reno Megane me targa AA 800 BZ me drejtues shtetasin A.Sh. është perplasur me mjetin tip Benz Fuoristradë me targa AA 288 MM, me drejtues shtetasin Mirand Lala 42 vjeç, banues në Maminas.

Për pasojë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës, shtetasi A.Sh. 32 vjeç, banues në Durrës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, ndodhen në gjendje serioze për jetën në Spitalin e Durrësit, shtetasit A.B. 30 vjeçe, banues në Durrës, pasagjere në mjetin tip Reno Megane; Q.K. 58 vjeç, banues në Maminas, pasagjer në mjetin tip Benz Fuoristradë.

Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Mirand Lala, pasi ka qenë në sens të kundërt dhe kishte konsumuar pije alkolike. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjajres.

ME TE LEXUARAT