Policia flet për aksidentin në Elbasan-Librazhd, ikën 23-vjecari nga përplasja e autobusit

Aktualitet

Policia ka dhene informacionin zyrtar ne lidhje me aksidentin e rende te ndodhur mbremjen e te shtunes ne rrugen Elbasan-Librazhd.

Sipas policis, më datë 17.11.2018, rreth orës 20:30, në aksin rrugorë Elbasan - Librazhd, në fshatin Mirakë, është përplasur autobuzi me targa AA 121 CS me drejtues shtetasin Gj.S., 48 vjeç, banues në Durrës, me mjetin tip "Honda", me targa AA352 CK me drejtues shtetasin G.P.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit Honda shtetasi G.P. 25 vjeç, banues në Librazhd ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa pasagjeri i mjetit Hoda shtetasi E.P është është transportuar për në spital për ndihmë mjeksore

Nga përplasja nga pasagjerët e autobuzit nuk është lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT