Aksidenti me motor, rëndë 32 vjeçari në Durrës

Aktualitet

Një aksident me motor ka ndodhur në lagjen nr. 14 në Durrës rreth orës 10.

Ka mbetur i plagosur shtetasi E.T 32 vjeç i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit.


Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por po hetohen nga autoritetet përkatëse.

Ja njoftimi paraprak i policisë:
Informacion Paraprak
Më datë 22.03.2019, rreth orës 09:40, në lagjen nr 14 Durrës, shtetasi E.T., 30 vjeç , duke drejtuar motorçikletën e tij , ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit, si pasojë e përplasjes shtetasi E.T.,është aksidentuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT