Al Kaeda, vdes “truri” i sulmeve të 98-s

Bota

suNjë prej liderëve të Al Kaedës ka vdekur në një spital të Nju Jorkut vetëm pak ditë para daljes në gjyq, në lidhje me sulmet terroriste ndaj ambasadave amerikane në Afrikë në vitin 1998.

Abu Anas al Liby, 50 vjeç, vdiq në spital ditën e premte. Mediat amerikane raportojnë se ai vuante nga kanceri në mëlçi. Al Liby u arrestua në tetor të vitit 2013, në një operacion të forcave speciale amerikane në Tripoli.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai pritej të dilte para trupit gjykues më 12 janar për sulmet ndaj ambasadave amerikane të vitit 1998, në Kenia dhe Tanzani, ku humbën jetën mbi 220 persona. Kreu i rrjetit terrorist, emri i vërtetë i të cilit ishte Nazih Abdul Hamed al Rukai, më herët ishte deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave për terrorizëm.

Kur u arrestua në vitin 2013, ai kishte qenë në listën e 10 personave më të kërkuar të FBI-së për më shumë se një dekadë dhe me një shpërblim prej 5 milionë dollarë mbi kokën e tij.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry u detyrua të mbronte arrestimin pasi autoritetet në Libi kërkuan sqarime nga Shtetet e Bashkuara për operacionin në territorin e tyre.

ME TE LEXUARAT