Cfare iu gjet ne banese xhaxhait te vellezerve Griseldo e Albano Kusi

Aktualitet

Diten e sotme Policia e ka vënë në pranga xhaxhain e vëllezërve Griseldo dhe Albano Kusi, të cilët janë ende në arrati dhe akuzohen për vrasjen e 26-vjeçarit Indrit Çelaj.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Lulzim Kusi pasi gjatë kontrolleve në shtëpinë e këtij të fundit u gjet 1 armë zjarri e dyshuar kallashnikov, 4 krehëra me fishekë, dylbi dhe 17 fishekë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vëllezërit Griseldo e Albano Kusi dyshohet se ekzekutuan me armë zjarri punëtorin e kondicionerëve, të riun Indrit Çelajn, i cili po kryente punime në shtëpinë së tyre në zonen e "Myslym Shyrit" ne Tiranë.

ME TE LEXUARAT