Albin Kurti dhe Visar Ymeri takojnë zyrtarët e BE-së

Kosovë&Rajon

vetevendosjaKryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti, dhe Kryetari i Grupit Parlamentar , Visar Ymeri, u takuan me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor të Drejtoratit të Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat për Zgjerim nga Komisioni Evropian, z.Jean-Eric Paquet, Kryesuesen e Njësisë për Kosovën nga i njëjti Drejtorat, znj.Catherine Wendt, Zyrtaren për Kosovë nga i njëjti Drejtorat, znj.Cindy Van Den Boogert, si dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z.Samuel Zbogar.

Në këtë takim u diskutua shumë çështje sikurse ajo e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, e liberalizimit të vizave dhe MSA-së, e dialogut me Serbinë, e ekstremizmit fetar etj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përfaqësuesit e “Vetëvendosje” -s shprehën pikëpamjet e tyre të mirënjohura për të gjitha këto duke theksuar që Kosova i ka dy probleme thelbësore prej të cilave derivojnë shumica e të tjerave: ndarja e qytetit të Mitrovicës dhe papunësia e madhe.

Për të qene më keq se kaq, të dy këto probleme nga të gjitha qeveritë e pasluftës duke përfshirë edhe atë aktualen janë orvatur të gjejnë zgjidhje me qasje e model të gabuar duke i rritur e shtuar kësisoj problemet.

Lëvizja “Vetëvendosje” si opozita prijëse në këtë mandat do të bashkëpunojë edhe me deputetët e tjerë opozitarë që Kuvendi të shndërrohet në vendin ku mbrohet Republika dhe demokracia, ku zhvillohet mendimi kritik dhe ligjshmëria, thanë Kurti dhe Ymeri. Të dy palët u zotuan për kontakte e takime edhe më shpeshta në vitin 2015, si në Prishtinë po ashtu edhe në Bruksel.

ME TE LEXUARAT