Vdes në spital Aldison Belulaj, vrasësi i studentes së Juridikut

Aktualitet

Ndërron jetë në spital 23-vjeçari Aldison Belulaj, i cili para një jave qëlloi për vdekje me armë zjarri ish-të dashurën e tij.

I riu nga Fieri pas vrasjes së Ariela Muratit tentoi vetëvrasjen, por mbeti i plagosur rëndë duke qelluar edhe veten me pistolete ne koke.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për një javë Aldison Belulaj ishte në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, ndërsa pasditen e sotme raportohet se ndërroi jetë.

Mjeket kishin paralajmeruar gjendjen e tij te veshtire duke thene se kishte enjte te trurit dhe demtim te kafkes.

ME TE LEXUARAT