Mogherini takon sonte liderët e Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrës edhe presidenti Thaçi e Vuçiç

Kosovë&Rajon
Mogherini takon sonte liderët e Ballkanit Perëndimor,

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini do të zhvillojë sonte në Bruksel një darkë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Mësohet se të janë ftuar janë udhëheqësit e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës: Zhelko Komshiq, Millorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviq.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi kanë konfirmuar për Telegraf pjesëmarrjen e tij në këtë darkë punë.

Kujtojmë që ky është takimi i parë pas refuzimit të Këshillit të Europës për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

 

ME TE LEXUARAT