Ali Pashë Tepelena i zhytur në jetën e seksit dhe të erosit

Soft
Ali Pashë Tepelena i zhytur në jetën e seksit dhe të erosit

Ndoshta askush nuk e kishte menduar që pas diplomatit dhe një burri shteti hijerëndë siç ishte Ali Pashë Tepelena, të fshiheshin dëshira të zjarrta dhe erotike.

Çfarë ka ndodhur në haremin e luanit të Pashallëkut të Janinës, rreth dy shekuj më parë, piktores Natasha Bega i është dashur një vit për ta sjellë për publikun në telajo përmes ekspozitës së çelur ne Muzeun Historik Kombëtar.

“Kësaj here nuk u mora me politikanin, diplomatin dhe atë luftëtarin rebel dhe mizor, u mora me Aliun njeri. Zbulova pikat e dobëta të tij, se çfarë i kishte ndodhur dhe përse ai tragjedinë e tij të përdhunimit të nënës dhe motrës e ktheu në eros”, u shpreh piktorja Bega.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në shpirtin e Ali Pashës fshiheshin ndjenja të ndrydhura, ndjenja të cilat Natasha Bego i shpreh në kuadrot e saj.

“Aliu kërkonte ekuilibrat sepse ishte ç’ekuilibruar qendra e tij si njeri. Ai është i strukturuar në dashurinë e tij. Koka e Ali Pashës është e nderur në prehrin e Vasiliçis që është ikona e dashurisë e Ali Pashës”, vijoi Bega.

Një nga pikturat e ekspozitës ka ngjallur më shumë interesin e vizitorëve dhe për këtë arsye Bego ka vendosur të shpallë një ankand për shitjen e saj.

ME TE LEXUARAT