Bosi shqiptar i trafikut të drogës jetonte në një bunker në Berat

Aktualitet

Mediat italiane raportojnë se Policia shqiptare në bashkëpunim me ate italiane ka arrestuar në qytetin e Durrësit shqiptarin Alket Hatija 44 vjeç një nga bosat më të mëdhenj të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Hetimet e policisë italiane kanë vërtetuar se nga janari i vitit 2003 deri në mars të 2004 Alket Hatija kishte trafikuar në qytetin e Milanos rreth 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë 35-40 milionë euro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas investigatorëve Alket Hatija jetonte në një vilë bunker në zonën e Beratit e lëvizte përherë i rrethuar nga rojet personale të armatosura.

Arrestimi i tij u bë në qytetin e Durrësit ndërsa po takohej me një mikun e tij. Sipas mediave italiane shqitpari Alket Hatija ishtee një trafikant i madh droge që vetëm me anë të celularit ishte i aftë të trafikonte drejt Italisë qindra kg lëndë narkotike.

Droga hynte në Itali përmes kamionëve e automjetve me targa europiane që kapërcenin kufirin në veri të italisë.

Alket Hatija u arrestua me urdhër të Policisë së qytetit të Milanos e ndaj tij është marrë dënimi me 20 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge.

ME TE LEXUARAT