Allegri: Ta harrojmë fitoren 6-1

Aktualitet

allegriVetëm pak ditë pasi shkatërroi 6-1 Veronën në Kupën e Italisë, Juventusi do të presë në Torino të njëjtin kundërshtar, në kuadër të javës së 19 të Serisë A, e fundit për fazën e parë.

Massimilianio Allegri e ka të qartë se do të jetë një sfidë krejt ndryshe nga ajo e të enjtes, edhe pse rreshtimi i bardhezinjvë ne fushë nuk do të ndryshojë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Duhet të përgatitemi për nnjë 90-minutësh krejt tjetër. Verona do të jetë shumë më e kujdesshme, ndaj duhet ta harrojmë fitoren 6-1 në Kupë. Ne duhet të luajmë në të njëjtën mënyrë, për ta mbyllur fazën e parë në krye të klasifikimit."

Tekniku 47-vjecar palajmëron ndryshime në formacionin, duke përfshirë në 11-shen titullare ata që nuk kanë luajtur në Kupë.

"Sigurisht që do të ketë rotacion. Morata? Goli i ka dhënë shumë besim, por edhe kur nuk ka shënuar, gjithmonë ka dhënë maksimumin për skuadrën. Të enjten zhvilloi një ndeshje shumë të mirë."

Allegri foli edhe për gjendjen shëdetësore të Vidal , i cili ka patur probleme me bajamet.

"Do të dalë se shpejti nga spitali dhe pasi të konsultohem me mjekët do të vendosim për rikthimin e tij në fushë. Mendoj se shpejti Vidal do t'u bashkohet shokëve në strërvitje."

I pyetur për merkaton, Allegri preferoi të mos jepte asnjë detaj, duke siguruar se komentet e tij do t'i bëjë vetëm për të ketë dicka konkrete.

ME TE LEXUARAT