I plagosuri me kamioncinë në urgjencë, policia: Spitali s`dërgoi ambulancë

Aktualitet

lezhe_37Pas skandalit të një dite më parë, ku policia e Lezhës trasnportoi me kamionçinë trupin e pa jetë të një 60 – vjeçar, policia ka nisur nje procedim penal për drejtorin e Spitalit të Lezhës, një mjek ligjor dhe një tjetër mjek të këtij spitali.

Policia i akuzon për abuzim me detyrën, për shkak se spitali refuzoi të dërgonte një autoambulancë për të transportuar trupin.

Drejtori i Spitalit, Nevruz Bare deklaroi një ditë më parë se ai nuk mund ta dërgonte autoambulancën, për shkak se e pengonte një urdhër i Ministrit të Shëndetësisë.

Burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë pranojnë se ky urdhër ekziston dhe ai është i 5 viteve më parë. Për ngjarjen e një dite më parë u pezulluan nga detyra edhe 3 punonjës të policisë, për shkelje të rëndë të kodit rrugor dhe shpërdorim detyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trasportimi i kufomës me kamionçinë bie ndesh edhe me ligjin për shërbimin publik të varrimit. Në nenin 24 të tij thuhet se Transportimi i kufomës nga vendi i vdekjes deri në morg ose në varrezë bëhet me automjete të mbyllura dhe nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e policisë bashkiake ose komunale.

Ndalohet të kryhet transportimi i kufomave përpara periudhës së observimit, të këshilluar nga grupi mjekësor, gjatë së cilës mund të shfaqen raste eventuale të kthimit në jetë.

ME TE LEXUARAT