Amnesty International: Duhet strehim i përshtatshëm për familjet rome

Aktualitet

romeAmnesty International mbështet Avokatin e Popullit lidhur me qëndrimin për gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për familjet rome dhe egjiptiane që jetojnë pranë Parkut të Liqenit në Tiranë.

Në një qëndrim publik të bërë gjatë ditës së djeshme, Amnisty International thekson se këto familje kanë nevojë emergjente për strehim të përshtatshëm dhe jo zhvendosje me forcë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në rekomandimin e bërë nga Avokati i Popullit, drejtuar institucioneve përgjegjëse kërkohet pikërisht: gjetja e zgjidhjeve sa më të qëndrueshme, afatgjata dhe të pranueshme nga vetë këta banorë; plane konkrete nga ana e institucioneve, të cilat mund të verifikohen fizikisht; zhvendosje jo përmes ushtrimit të dhunës, por vetëm me pëlqimin e banorëve.

Respektimi i të drejtave dhe sistemimi sa më i shpejtë i këtyre familjeve, po monitorohet me shumë vëmendje nga Avokati i Popullit deri në gjetjen e një zgjidhje te qendrueshme dhe afatgjate për këta qytetarë.

ME TE LEXUARAT