Ana Lika nxjerr bllof Alketën, tregon çfarë do të ndodhë në finalen e DWM

Showbiz

Për shkak të zhvillimeve të ngarkuara në jetën politike në vend, moderatorja Alketa Vejsiu ka njoftuar se kohën e saj televizive për finalen e spektaklit "Dance with me" iu desh t’ia linte moderatorit Blendi Fevziu në emisionin e tij politik "Opinion".

Alketa njoftoi se spektaklin do të mund ta ndiqni të hënën që vjen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një tjetër lajm ka qarkulluar në media duke aluduar se finalja është regjistruar dhe fitues janë shpallur, Xhensila Pere dhe Trim Jatullahut.

Sot në emisionin Chaud Patate të Nrg Radio ka qenë në një lidhje direkte aktorja Ana Lika, për të folur pak rreth finales së emisionit që transmetohet në TV Klan, "Dance With Me".

"Jam gdhirë me flokë portokalli", ka nisur telefonatën Ana me pretekstin se kishte nevojë për një ndryshim dhe se ky nuk ishte një sugjerim nga regjisorja Vera Grabocka, pasi ajo merr këshilla vetëm nga një person i veçantë.

“U shty për sherrin a debatin që ndodhi dje në kuvend", u shpreh Lika.

Sigurisht moderatorët Flori Gjini, Rudi Deda dhe Suada Daci e shprehën hapur se për ta fituesja duhej të ishte pikërisht Lika, por ajo e bëri të qartë duke thënë:

"Unë nuk kam qënë kurrë fituesja e DWM dhe nuk do të jem fituesja e këtij spektakli

ME TE LEXUARAT