Ancelotti: Ronaldo, më i miri edhe kur nuk shënon

Sport

ancelotiCarlo Ancelotti e nisi konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Cordoban ndryshe nga herët e tjera. Tekniku italian si fillim i uroi mireëseardhjen blerjes më të re të ''los blancos'' Martin Odegaard. 55-vjecari cilësoi lojtarin si një futbollist me të ardhme të madhe, dhe se Reali ishte zgjedhja e duhur për norvegjezin.

''Martin na ka bërë për vete të gjithëve, ka kualitet është i ri dhe e pret një e ardhme e madhe me ne. Jemi të lumtur por duhet të tregohemi të duruar me të. Do të stërvitet me ne por do të aktivizohet me të rinjtë e Realit që drejtohen nga Zidane. Jam me të vërtetë i kënaqur që ai është pjesë e jona''.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trajneri i madrilenëve foli dhe për mungesat që do e shoqërojnë në ndeshjen e kësaj të shtune. Analizat mjekësore të Pepes treguan se mbrojtësi portugez do të qëndrojë jashtë fushave për 1 muaj, ndërsa Isco pas një problemi muskular në stërvitje nuk është i gatshëm për ndeshjen kundër Cordobas.

'' Pepe do të mungojë gjatë, ndërsa Isco nuk mundi të rikuperohej në kohë. Pavarësisht mungesës së tyre unë do të hedh në fushë formacionin më të mirë të mundshëm. Reali gjithmonë i respekton rivalët dhe Cordoba është rivali ynë i radhës ndaj do të luajmë kundër tyre duke dhënë maksimumin sic kemi bërë gjithmonë''.

Sa i përket rinovimit të Sergio Ramos, tekniku komentoi se problemi i kontratës së mbrojtësit nuk ndikon aspak në gjendjen e tij aktuale fizike, që kohët e fundit ka lënë për të dëshiruar.

'' Nuk besoj se tema e rinovimit të tij po ndikon në fushe. Gjithmone ka treguar se është i gatshëm t'i përgjigjet  kësaj fanelle. Lojtarë si Ramos, Casillas dhe Cristiano janë të destinuar të mbajnë veshur fanellën e Realit të Madridit përgjithmonë''.

Në vijim Ancelotti bëri një vlerësim dhe për 2 lojtarët kyc të skuadrës, Kroos dhe Cristiano të cilët sipas tij janë shtylla e Realit të këtij sezoni.

''Të gjithë lojtarët i konsideroj të rëndësishëm dhe asnjëri prej tyre nuk ka trajtim të vecantë megjithatë me duhët të pranoj se niveli i Cristianos jo vetëm në fushë por edhe në stërvitje më surprizon. E shoh në një gjëndje fizike të mrekullueshme. Ndërsa Kroos që ditën e parë tek ne u pershtat shumë lehtë dhe luan sikur të kishte vite këtu. Kemi nevojë për një organizator mesfushe dhe Kroos e realizon këtë në menyrë perfekte. Jam i kënaqur me ekipin tim''.

Në fund Ancelotti e mbylli duke treguar se përpara Cordobas kërkon vetëm 3 pikë dhe i vetmi ndryshim në formacionin e tij mund të jetë përfshirja e  Illarramendit ose Khediras në vendin e Iscos.ssport

ME TE LEXUARAT