Shkodër, zjarri lë në qiell të hapur 16 anëtarë të një familje

Aktualitet

zjarriNje zjarr ka shkrumbuar një banesë në Bushat të Shkodrës, duke lënë pa strehë 16 pjestarë të një familjeje. Ngjarja ka ndodhur rreth ores ora 18:50 e së enjtes, kur flakët kanë përfshirë banesën e Ymer Pukës në Bushat, afër shkollës, ndërsa 6 anëtarë të familjës Puka kanë shpëtuar për mrekulli.

Në momentin e zjarrit, 6 anëtarë të familjes kanë qenë në shtëpi, por fatmirësisht kanë shpëtuar. Ka qenë një prej pjesëtarëve të familjes, i cili ka konstatuar flakët e zjarrit dhe menjëherë ka nxjerrë nga banesa personat e tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zjarrëfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por distanca e gjatë nga Shkodra në drejtim të Komunës Bushat ka bërë që ata të mos ishin në kohë për të shuar flakët e zjarrit. Banesa në pronësi të shtetasit Ymer Puka është shkrumbuar krejtësisht, duke sjellë dëme të shumta materiale dhe duke lënë në qiell të hapur 16 anëtarët e kësaj familjeje.

Nga hetimet e kryera, policia ka bërë të ditur se shkak i rënies së zjarrit në banesën e familjes Puka në Bushat është bërë një shkëndijë elektrike. Në banesën një katëshe është shkrumbuar gjithçka duke kapur një dëm të konsideruseshëm, ndërsa familja e Ymer Pukës, tashmë ka ngelur pa një shtëpi ku mund të fusin kokën.

ME TE LEXUARAT