Ferrari i Alen Delonit shitet në ankand për 14,2 milionë euro

Teknologji

ferrarriNjë ”Ferrari 250 GT California Spyder” që i përkiste aktorit francez, Alen Delon në vitet ’60 u shit për 14,2 milionë euro, gjatë një ankandi në Paris.

Ky kabriolet i rrallë bënte pjesë në koleksionin Baillon, vënë në shitje gjatë një ankandi të organizuar nga shtëpia e ankandeve Artcurial. Ai u vlerësua rreth 9,5-12 milionë euro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Makina u gjet në shtator të vitit 2014 me disa makina të tjera lexhendare në një fermë në perëndim të Francës nën një grumbull revistash të vjetra.

“Zbulimi i shekullit” e titullonte në muajin shtator 2014 numrin e saj një revistë amerikane.

Ky koleksion unik u krijua nga një i apasionuar, Roger Baillon, i cili vdiq në fillim të viteve 2000. Ndërmarrës në sektorin e transportit të mallrave, ai kishte mbledhur makina unike dhe me emra të mëdhenj si Bugatti, Talbot, Hispano-Suiza, Delahaye dhe Delage.

Ai kishte si ambicie të shpëtonte trashëgiminë e automjeteve të para-luftës dhe të hapte një muze në pronën e tij prej tre hektarësh.

Por, përgjatë rreth 50 vjetësh ky koleksion prej dhjetëra makinash, kishte qëndruar në hangare.

Nëse një pjesë e madhe e veturave ishin në gjendje shumë të keqe, ”Ferrari” ishte mbajtur në një garazh të mbyllur. ”Fqinji” i tij në garazh një Maserati A6G Grand Sport i vitit 1956, u shit për 1,72 milionë euro, ndërkohë që ishte vlerësuar në katalog rreth 800 mijë - 1,2 milion euro.

ME TE LEXUARAT