Prokuroria Shqiptare dhe Antimafia italiane nisin hetimet e përbashkëta

Aktualitet

Adriatik_Llalla_0111Prokuroria Shqiptare dhe Drejtoria Kombëtare e Antimafias italiane kanë nisur zbatimin në praktikë të Marrëveshjes së Bashkëpunimi, nënshkruar në Tiranë në Nëntor 2014,ndërmjet dy strukturave hetimore.

Një delegacion i nivelit të lartë i Prokurorisë Shqiptare, i drejtuar nga Prokurori I Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla po zhvillon bisedime në Romë me prokurorin e antimafias italiane, z. Franco Roberti, lidhur me çështje konkrete të krimit të organizuar, si edhe të pastrimit të parave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë takim marrin pjesë edhe drejtues dhe prokurorë të prokurorive rajonale të Italisë,të cilët janë duke hetuar çështje konkrete të kriminalitetit të organizuar ndërkufitar.

Në tavolinën e bisedimeve janë shqyrtuar raste hetimore që kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve në të dy anët e kufirit. Në këtë kuadër, Prokuroria Shqiptare dhe Drejtoria e Antimafias së Italisë vendosën ngritjen e Skuadrave të Përbashkëta Hetimore, struktura të cilat kanë histori suksesi gjatë veprimtarisë së tyre ndërmjet vendeve të Bashkimit Europian.

Duke vlerësuar rëndësinë e këtyre hetimeve në zhvillim, Prokurori i Përgjithshëm, z. Llalla gjendet personalisht në kryeqytetin Italian, për të koordinuar bashkëpunimin ndërmjet Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Drejtorisë Kombëtare të Antimafias, si edhe të disa prokurorive rajonale italiane.

Dy strukturat kanë nisur aplikimin e “shkëmbimit spontan të informacionit”, një teknikë që mundëson kombinimin e informacionit në kohë reale, nën koordinimin e zyrave qendrore të marrëdhënieve me jashtë. Kjo teknike ishte një ndër arritjet më të rëndësishme të Memorandumit të Bashkëpunimit të nëntorit të kaluar, e cila mundëson komunikimin dhe më pas goditjen e njëkohshme të grupeve kriminale që operojnë në të dy anët e kufirit.

ME TE LEXUARAT