U dhunua barbarisht, gazetarja Arbana Xharra del nga spitali

Kosovë&Rajon

Gazetarja Arbana Xharra del nga spitali. Pas trajtimit në spital që mori pas sulmit të mbrëmshëm gazetarja kosovare është kthyer në shtëpi.

Ende pa u bërë një javë në politikë, ajo u sulmua në një parking në Prishtinë. Gjithçka se ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnatës kur Xharra ishte kthyer nga Tirana, ku ishte ftuar në emisionin “Oktapod”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo u dërgua në gjendje të rëndë në spital ku ishte tërësisht e mbuluar, ndërkohë motivet e kësaj ngjarje mbetenende të paqarta. Pas aderimit të saj në PDK, Xharra ka qenë vazhdimisht cak i militantëve të partisë Vetëvendosje m’u për shkak të aderimit të saj në PDK, të cilët nuk kanë kursyer edhe fyerjet verbale ndaj saj. Ish kryeredaktorja e gazetës “Zëri” edhe më parë ka qenë e kërcënuar, sidomos prej elementeve të islamit radikal.

Megjithatë, motivet për këtë sulm ndaj Xharrës ende mbeten të paqarta, ndërkohë pritet që policia e Kosovës të dalë me ndonjë deklaratë zyrtare për incidentin që ndodhi sot.

ME TE LEXUARAT