Polici i vrarë në Lezhë, Dëshmor i Atdheut; i jepet lamtumira

Aktualitet

polici-kodraEfektivi i FNSH Ardian Kodra, i vrarë në krye të detyrës pasditen e së premtes në Torovicë të Shkodrës, do të varroset si dëshmor.

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, me propozim të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka shpallur dëshmor të Atdheut agjentin e ndjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu, Kodrës i akordohet edhe Dekorata e Artë e Shqiponjës, e cila pritet t’i dorëzohet familjarëve para ceremonisë së varrimit, pasditen e së shtunës.

Familja e Ardian Kodrës ka pritur gjatë ditës së sotme me qindra njerëz që e kanë ngushëlluar për humbjen e njeriut të saj.

Kolegë të Kodrës do ta kujtojnë shokun e tyre si një njeri me zemër të madhe dhe i përkushtuar jo vetëm në punë e familje, por edhe në komunitet.

Policia e shtetit ka njoftuar se ceremonia mortore në nderim të punonjësit të Policisë së F.N.Sh-së që humbi jetën në operacionin e zhvilluar dje në Torivicë për kapjen e shtetasit David Qosaj, do të zhvillohet sot në orën 17:00 në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

ME TE LEXUARAT