Argjentina triumfon përballë Uruguait, "heroi" i ndeshjes Leo Messi

Sport

messi2016Lionel Mesi është rikthyer në kombëtaren e Argjentinës, pasi kishte paralajmëruar largimin pas finales së Kupës së Amerikës.

Ylli i Barcelonës ka qenë vendimtar në ndeshjen mes Argjentinës dhe Uruguait ku përballë kishte shokun e ngushtë Luis Suarez.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kapiteni i Argjentinës është pritur mjaftë mirë nga tifozët pasi ndërroi vendimin e tij dhe pranoi të luaj për kombëtaren e tij.

Ndeshja ndaj Uruguait ishte e vlefshme për kualifikimet “Rusi 2018”, dhe Mesi ishte vendimtar në fitoren 1 me 0.

Ishte minuta e 43-të, kur Leo goditi nga rreth 20 metra dhe mposhti portierin Muslera. Edhe pse luajti i dëmtuar, Mesi ka vazhduar ta bëjë atë që ka bërë gjithmonë, lojën dhe "vallëzimin" e tij me topin duke turpëruar kundërshtarët në disa raste.

Me këtë fitore Argjentina ka rrëmbyer vendin e parë në grup Uruguait dhe pas shtatë ndeshjeve ka 14 pikë, një më pak se kundërshtari i mbrëmshëm.

ME TE LEXUARAT