Arrestohet arkëtari, vodhi paratë nga zyrat e Bashkisë

Aktualitet

policia2013KUCOVE - Policia e Beratit ka bërë me dije arrestimin e arkëtarit të Bashkisë së Kuçovës, i cili akuzohet se ka përvetësuar shumën prej 2.7 milionë lekësh.

Paratë e vjedhura mësohet se kanë qenë pagesat për cerdhen e kopshtit të zonës. Policia e Qarkut të Beratit, bëjnë me dije se është bërë arrestuar Arben Pjetri, 45 vjeç, banues në qytetin e Kuçovës.

Pjetri, punonjës arkëtar pranë Zyrës së Shërbimeve në qytetin e Kuçovës prej disa vitesh mësohet se është arrestuar nga ana e Strukturave të Sektorit të Krimit Ekonomik, pasi rezulton të ketë përvetësuar një shumë 2.7 milionë lekësh.

Referuar policisë, mësohet se këtë shumë qytetarët e Kuçovës mësohet se e kishin derdhur pranë Zyrës së Shërbimeve pranë Bashkisë ku Pjetri punonte si arkëtar, për pagesën e kopshtëve dhe çerdheve të fëmijëve të tyre për muajin janar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bëhet me dije se 45-vjeçari mësohet se e kishte përvetësuar shumën dhe nuk e kishte derdhur pranë arkës së bashkisë, gjë e cila ka bërë që çështja t'i shkojë për hetim krimit ekonomik. Sektori i Krimit Ekonomik mësohet t'i ketë kërkuar policisë arrestimin e arkëtarit, i cili mësohet se do të përballet me akuzën “vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

ME TE LEXUARAT