Sondazhi/ Rusët besojnë se Covid-19 është një armë biologjike e krijuar nga njeriu

Bota

Sondazhi/ Rusët besojnë se Covid-19 është një armëRreth dy të tretat e rusëve besojnë se koronavirusi është një armë biologjike e krijuar nga njeriu, tregonte sot një sondazh i ri. 64 për qind e të anketuarve thanë se besonin se Covid-19 është një formë e re arme biologjike e krijuar artificialisht, sipas zbulimeve të agjencisë së pavarur të sondazheve Levada.

Rezultatet e publikuara sot tregonin se 23 përqind besonin se virusi ka ndodhur në mënyrë natyrale dhe 13 nuk dinin të përgjigjeshin, raporton The Moscow Times.

Shkencëtarët besojnë se Covid-19 ka lindur nga kafshët para se të bënte transferimin te njerëzit, por teori të ndryshme vijojnë të diskutohen për origjinën e tij.

Sondazhi i agjencisë Levada zbulonte gjithashtu një lidhje mes rënies së shpejtë të rasteve në Rusi dhe frikës së marrjes së infeksionit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

56 përqind e të anketuarve rusë thanë se nuk kishin frikë nga infektimi me virusin, në krahasim me 43 perqind që thanë se dëshironin të shmangeshin duke u mbrojtur nga infektimi.

Sondazhi tregonte numrin më të vogël të personave që trembeshin nga Covid-19 që prej shkurtit 2020, kur pandemia nisi përhapjen e shpejtë globale dhe Rusia ishte një nga vendet më të infektuara.

Sondazhi tregonte gjithashtu rritje të hezitimit të marrjes së vaksinës, teksa 62 përqind e të anketuarve thonin se nuk dëshironin të injektoheshin me vaksinën vendase Sputnik V, në krahasim me 30 përqind që thanë se e dëshironin.

Më të rinjtë ishin më skeptikë ndaj vaksinës sesa më të vjetrit.

Rusia ka vaksinuar deri tani 1.2 përqind të rreth 150 milionë banorëve të saj, që prej shpërndarjes së injeksioneve në dhjetor.

Sot vendi regjistroi 11,571 raste të reja dhe 333 vdekje.

Sondazhi i Levada tha se një në çdo pesë të anketuar njihnin dikë të infektuar me Covid-19, në krahasim me 28 përqind që thanë se nuk njihnin askënd të infektuar me virusin.

Sondazhi u krye me 1,601 pjesmarrës nga 50 rajone të Rusisë, nga 18 deri në 24 shkurt, shkruan DailyMail.

ME TE LEXUARAT