Incidenti me armë në Lezhë, policia: Janë shoqëruar disa persona

Aktualitet

policia-lezheeePolicia e Lezhës ka dhënë versionin e saj zyrtar lidhur me incidentin e ndodhur në Lezhë ndaj deputetes së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Salla operative është njoftuar rreth orës 21.45 se në vendin e quajtur Rrilë është qëlluar me armë zjarri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ka ndodhur gjatë lëvizjes në këtë zonë të deputetes Monika Kryemadhi, vajzës së saj dhe disa anëtarëve të shtabit elektoral të kandidatit për kryetar bashkie, Viktor Tusha.

Policia ka këqyrur vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar dhe pyetur në komisariat disa persona. “Në lidhje me këtë ngjarje, në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Lezhë janë shoqëruar dhe pyetur disa shtetas dhe po punohet pë sqarimin e plotë të rrethanave, motiveve, si dhe identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje”, thuhet në kominikatën zyrtare të policisë së Lezhës.

ME TE LEXUARAT