Arratiset nga policia pas arrestimit në Tiranë këngëtari “Stresi”

Aktualitet

stresiiKëngëtari i njohur i muzikës rep, Arkimed Lusha, Stresi, është arratisur sot nga komisariati i policisë nr.3 në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes se shtune, pasi këngëtari ishte ndaluar nga policia nje nate me pare për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ai ishte kapur sipas policise ne gjendje te dehur duke drejtuar mjetin.

Mësohet se këngëtari është arratisur duke u hedhur nga një dritare në katin e dytë të komisariatit dhe ka arritur të largohet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen ndërsa mësohet se shoqërimi i Stresit ishte bërë duke e lënë pa pranga.

Sherbimi i Kontrollit te brendshem ka shoqeruar 6 efektiva policie qe jane angazhuar me ngjarjen te cilet po hetohen ne lidhje me arratisjen.

Kengetari eshte shpallur ne kerkim, kane thene burimet zyrtare te policise se Tiranes.

ME TE LEXUARAT