Statistikat e derbit Atletico - Real Madrid

Sport

atletico-real-madridNjë sfidë vërtet spektakolare ajo midis Atletikos e Realit të Madridit, që këtë të mërkurë do të përplasin brirët në përballjen e parë të 1/8-ave të Kupës së Mbretit. Vincente Calderon do të ndizet sërish nga derbi ku Atletico pritet të përdorë taktiken e preferuar të Cholo Simeones, i cili gjithmonë mundohet t'i zgjidhi ndeshjet e mëdha nga goditjet standarte.

6 nga 12 golat që rojiblancos i kanë shënuar Realit kanë ardhur nga këto goditje, që kanë rezultuar thelbësore në suksesin e ekipit. Skuadra e Simeones vazhdon të fuksionojë në perfeksion, këtë e tregojnë statistikat ku 1 në 4 gola vjen si rezultat i përsosmërisë së goditjeve standarte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga 55 gola të shënuar deri tani, 15 kane ardhur nga taktika e Simeones, me një mesatare prej 27.27%. Ancelotti e shprehu qarte dhe në konferencën për shtyp se Atletiko është një nga kundershtarët më të fortë, një konkluzion i tille nuk vjen vetëm si pasojë e një niveli të lartë që po tregojnë ''los colchoneros'', por dhe sepse Reali jo pak herë ka dështuar përballë tyre vitet e fundit, duke pësuar gola pikërisht nga goditjet standarte.

Reali dhe Atletico janë përballur 40 herë në Kupën e Mbretit ku ''los blancos'' kanë fituar 17 ndeshje , 13 herë janë ndarë me shifra të barabarta, dhe 10 herë ka triumfuar Atletico.

Simeone duhet t'i bëjë mirë llogaritë me titullaret e kësaj sfide pasi i duhet të mendojë dhe për takimin me Barcën në Camp Nou këtë të diele. Nga ana tjetër Ancelotti nuk mund t'i fali vetes një tjetër deshtim, sidomos pas humbjes në Mestalla ku ekipi nderpreu serin e 22 fitoreve rradhazi.

Presioni ekziston tek të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren për të qënë një hap më pranë cerekfinales në këtë kompeticion ku natyrisht nuk duan të jenë vetëm pjesmarrers, por triumfues.ssport

ME TE LEXUARAT