Deputeti i Vetëvendosjes del pozitiv me koronavirus, ja mesazhi i tij

Kosovë&Rajon
Deputeti i Vetëvendosjes del pozitiv me koronavirus, ja mesazhi i tij

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka rezulton i prekur nga koronavirusi.

Ka qenë vet ligjvënësi kosovar që ka konfirmuar lajmin. Ai ka bërë me dije se simptomat e COVID-19, i janë shfaqur që nga dita e diel.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Të dashtun, që nga e diela më janë shfaqur simptoma të Covid-19. Me rekomandim të mjekut jam izoluar dhe kam respektuar këshillat me përpikëri. Pak më herët kam pranuar telefonatën nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për të më konfirmuar se rezultati i testit tim për Covid-19 është pozitiv. Sikurse unë, edhe Yllka ka simptomat e njëjta. Ndërkaq, në këtë periudhë izolimi, për ne po kujdeset Bindi, me dashni e ‘këshilla profesionale’.

Ju falënderoj të gjithëve për dashninë dhe kujdesin që po tregoni për ne në këtë periudhë jo të lehtë. Kushdo që ju thotë se është lehtë të ballafaqoni Covid-19, ju gënjen. Kështu që, ndiqni rekomandimet e IKSHPK-së dhe ruani shëndetin tuaj dhe të familjes”, shkruan deputeti.

ME TE LEXUARAT