Atentati në Kashar, Emiljano Shullazi: S`e kam idenë kush tentoi të më vrasë

Aktualitet

shullazi15Ne deklaratat e tij ne polici, Emiljano Shullazi, i plagosur mbremjen e djeshme ne nje atentat me arme bashke tha se nuk ka asnje dyshim se kush e qelloi ndersa udhetonte ne Qafe Kashar.

Shullazi ka thene se eshte qelluar me bresheri automatiku, por nuk ka mundur te shohe se nga i erdhen plumbat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia beri me dije se makina me te cilen udhetonte Shullazi dhe miku i tij Gilmando Dani eshte regjistruar ne emer te nje personi tjeter, Tahir Berisha.

Ky i fundit ia kishte dhene makinen nje te afermi ndersa perdoruesi i makines ia kishte dhene mjetin Shullazit diten e djeshme.

Pasditen e sotme, policia ka njoftuar se ka bere shoqerimin e 23 personave qe po merren ne pyetje dhe po hetohen ne lidhje me atentatin me arme ne Kashar ku u plagos Shullazi dhe miku i tij Gilmando Dani.

Pak minuta para ketij krimi, ne Tirane u qellua me arme Pajtim Serani, mik i Shullazit. Gjate perplasjes me arme u ekzekutua nje person i dyshuar si vrases me pagese, nga Kucova.

 

ME TE LEXUARAT