Bleu një paketë cigare, por fotoja e stampuar mbi të e shokoi përjetë

Soft

Nje rastesi fatkeqe...! Gruaja Jodi Charles, 42-vjeçare nga Essex mbeti e tronditur kur pa foton e babait të saj të vdekur mbi paketat e cigareve të markës “Amber Leaf”.

Gruaja shprehet se është 110% e sigurt se ai është i ati, një shofer ambulance i cili ndërroi jetë në vitin 2015, në moshën 66-vjeçare nga dobësimi i kockave dhe disa sëmundjeve të tjera të rënda.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëna e dy fëmijëve deklaron se atij me siguri nuk do t’i kishte pëlqyer që fotoja e tij të përdorej për reklamë si “trembjeje” ndaj duhanpirësve edhe pse vetë ishte i tillë.

Jodi mjaft e prekur nga kjo ngjarje e rëndë tregon se vetëm një njeri i pashpirt do e kishte fotografuar të atin kur kishte qenë në atë gjendje në spital.

42-vjeçarja e ka çuar çështjen më tej. Komisioni i BE-së pretendon se fotoja është e dikujt tjetër, por ajo thotë se është ende në pritje të dëshmive rreth këtij shoku që përjetoi.

ME TE LEXUARAT