Grabitja e bankës në Tiranë, autorët morën 100 milionë lekë, armët në kokë policëve

Aktualitet

bankaPlot 10 milionë lekë të reja kanë arritur të marrin nga furgoni i blinduar tre autorët e grabitjes së parave tek filiali i "Union Bank" pranë stacionit të trenit në Tiranë.

Tre persona me maska dhe me armë kërcënuan rojat duke qëlluar në ajër dhe më pas morën dy thasë me para nga furgoni dhe u larguan.

Pas përllogarietjeve paraprake të bëra mësohet se shuma e vjedhur e parave është 10 milionë lekë të reja edhe pse fillimisht policia dyshoi se dëmi mund të ishte edhe më i madh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në lidhje me hetimet për ngjarjen, ende nga policia nuk është arritur në ndonjë rezultat konkret pasi pamjet e kamerave të sigurisë i paraqesin autorët me maska duke mos bërë të mundur kështu identifikimin e tyre.

Nga ana tjetër provat e lëna në vendngjarje kanë qenë të pakta duke vështirësuar hetimin.

Një dëshmitare pranë vendit të krimit, ka thënë se autorët e grabitjes ua vunë armët në kokë policëve privatë që po lëviznin paratë duke i detyruar të zbrisnin nga fuoristrada e tyre ku futën më pas dy thasët me para dhe u larguan në drejtim të Babrrusë duke brakisur edhe automjetin.

ME TE LEXUARAT