Tiranë, grabitësit e filialit të bankës NBG tregojnë një sekret në gjykatë

Aktualitet

grabitesit-gjykateTre adoleshentët e arrestuar me akuzen e vjedhjes me arme ne filialin e NBG bank ne rrugen e Kavajes ne Tirane pak dite me pare kane treguar nje sekret.

Kristi Kajo, Rei Cenolli dhe Kristi Sulollari kanë treguar para gjykatës skemën e grabitjes duke treguar edhe faktin se arma qe ata kane perdorur, ka qene loder.

Tre te rinjte, nga te cilet dy moren pjese ne hyrjen ne banke ndersa i treti ka qendruar jashte dhe ka bere transportin me makine, kane thene se arma qe u drejtuan rojes dhe punonjesve te arkes ka qene imituese, pistolete cakmak dhe jo arme zjarri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Te rinjte qe u lane nga gjykata ne arrest me burg, pohuan se kanë studiuar me ditë të tëra terrenin, në mënyrë që kamerat e sigurisë të mos fiksonin fytyrat e tyre.

Sipas hetimeve, identifikimi i djemve u be fale kamerave te sigurise qe arriten te fiksonin targen e makines se perdorur ne krim. Targa identifikoi njerin nga pjesemarresit ne grabitje, i cili me pas tregoi emrat e bashkepunetoreve.  Tre të rinjtë shprehën pendesë për grabitjen dhe thanë se ishin gati të vetëdorëzoheshin në polici, por kjo nuk i vleu gjykates e cila vendosi ndaj tyre masen arrest me burg.

Rrefimi i djemve ne gjykate ne lidhje me armen loder ka qene dicka e papritur dhe e panjohur edhe per vete policine dhe prokurorine, pasi arma qe u perdor ne grabitje nuk eshte gjetur dhe per rrjedhoje ka qene e pamundur qe te verifikohet nese ka qene imitative apo arme zjarri prej verteti.

ME TE LEXUARAT