Dedej: Jemi kundër ndërtimit të HEC-eve në Valbonë, i dha qeveria e kaluar

Aktualitet

valboneeeNdërtimi i hidrocentraleve brenda parkut kombëtar të Valbonës është kundërshtuar edhe nga kreu i Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej. Por, ai pranon se gjendemi përballë një fenomeni ku proçedurat ligjore janë të mbaruara nga qeveria e kaluar duke bërë që kompanitë të kenë të gjithë dokumentacionin në dorë, kosto e ndalimit të secilës është shumë e madhe.

Dedej, i pranishëm në një aktivitet në Shkodër u shpreh se është kundër të tilla veprave që shfrytëzojnë burimet natyrore. “Nuk mund të biem dakord që sidomos në parqet kombëtare të ketë të tilla ndërtime. Ne ndeshemi me një fenomen që i gjejmë të mbaruara procedurat. Ne kemi vështirë ligjore”, u shpreh Dedej. Gjithsesi ai premtoi se do të shqyrtohet mundësia e gjetjes së një zgjidhjeje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ka një moment pozitiv që lidhet me reagimin dhe kundërshtimin e komunitetit të asaj zone, por ka patur reagim edhe nga përfaqësi të huaja në vend “, tha Dedej.

Dedej thekson se për zonat e mbrojtura do të zbatohen një sërë projektesh që në thelb kanë ruajtjen dhe zhvillimin e tyre turistik në të gjitha stinët e vitit.

valbonaaa

Në brendësi të Parkut kombëtar të Valbonës sapo kanë nisur punimet përgatitore për ndërtimin e dy hec-eve të reja, në Dragobi dhe Çerem, kjo megjithë kundërshtimin e banorëve dhe një numëri të madh shoqatash joqeveritare, vendasse dhe te huaja.

Në vitin 1996 qeveria shqiptare shpalli Luginën e Valbonës, Parku Kombëtar. Ndërsa në vitin 2013 qeveria miratoi kontrata koncensionare për ndërtimin e HEC-eve në Luginën e Valbonës, konkretisht në Çerem dhe Dragobi.

ME TE LEXUARAT