Tropojani i shumëkërkuar tmerron banorët, prej kohësh i bën kashillëk policisë

Aktualitet

tropojani-agimAgim Madani, shtetasi nga Shqipëria që plagosi me AK-47 një oficer policie në Pejë, vijon të mbetet i lirë.

Prej muajsh ai është kthyer në makthin e banorëve të zonës së Pejës, ndërsa para një viti vrau në Tropojë një mikun e tij dhe më pas u largua në drejtim të Kosovës, ku qëndron i fshehur sot e kësaj dite.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia e Kosovës ka bërë me dije për gazetën “Express”, se ende nuk ka mundur ta arrestojë të dyshuarin. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se, Madani është ende në kërkim nga policia. Por teksa blutë e Kosovës vijojnë kërkimet, disa foto të reja të Madanit janë publikuar në medie.

Me foton e publikuar, duket sikur Agim Madani u bën kashillëk punonjësve të policisë, ndërkohë që banorët në rrethin e Pejës dhe fshatrat përreth, kanë frikë se tropojani mund të qëllojë mbi ta, nëse ndokush nuk i bindet për t`i plotësuar kërkesat e tij.

ME TE LEXUARAT