Termeti qe goditi Shqiperine me rreze 400 kilometer, sizmiologu nga Kosova tregon detaje

Kosovë&Rajon
Termeti qe goditi Shqiperine me rreze 400 kilometer, sizmiologu nga Kosova

Lëkundje të lehta të tokës janë dëgjuar së fundi në Kosovë ndersa diten e sotme eshte rpoartuar termeti i dyte ne pak dite. Që nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2018, ku la të vdekur 51 persona, as toka e Kosova nuk ka gjetur qetësi.

Gjatë muajit janar në Kosovë u ndijën dy dridhje të tokës. Rasti i fundit ishte sot ndërsa tjetri u regjistruar më 15 janar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas faqes “Earthquake”, tërmeti i sotëm ka qenë 2.9 shkallë të rihterit dhe epiqendra e tij ka qenë në afërsi të qytetit të Prizrenit. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 kilometra.

Sizmologu kosovar, Shemsi Mustafa tregon për "lajmi pike net" se këto lëvizje do të vazhdojnë edhe për gjashtë muaj ose një vit. Sipas tij, shkak për këto lëvizje është tërmeti i Shqipërisë.

“Është diçka normale tërmeti që e ka goditur Shqipërinë është proces tektonik në një rreze 400 kilometra dhe do të stabilizohet, mund të zgjasë nga 6 muaj deri në 1 vit dhe kjo do të shkaktojë tërmete të vogla, duke i shfrytëzuar zonat më të dobëta ose zonat tektonike si në Kosovë si në rajon dhe ato pika i shfrytëzon tërmeti që të stabilizohet që merr kohë 6 muaj deri në 1 vit”, ka thënë ai.

Sizmologu ka thënë se nuk ka vend për panik ose shqetësim. Lëvizjet i ka quajtur normale pasi ka thënë se do të merr kohë që toka të stabilizohet.

“Nuk ka vend për panik ose shqetësim, gjithçka është normale por duhet kohë të stabilizohet sepse ka qenë goditje e fortë, 6.4 shkallë dhe ka goditur një zonë të madhe me rreze prej 400 kilometra dhe kjo shkon deri afër Rumanisë, Bullgarisë, Selanikut, Italisë dhe kjo zonë duhet të stabilizohet gjithmonë e përcjellur me lëkundje të vogla, por merr kohë të stabilizohet”.

ME TE LEXUARAT