Lajm i keq, WhatsApp njofton se nga 31 dhjetori nuk do te punoje ne keta telefona

Teknologji

WhatsApp ka një lajm të keq për përdoruesit e disa llojeve të caktuar celularësh. Më së shumti ky lajm eshte për ata që kanë smartphone që operojnë me sistemin Windows.

Aplikacioni është i përdorshëm në disa lloje smartphone-sh që operojnë me Windows, por pas 31 Dhjetorit nuk do të jetë më i disponueshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk do të jeni në gjendje të përdorni aplikacionin në celularët që operojnë me sistem Windows pas 31 Dhjetorit”, deklaroi kompania.

WhatsApp do të ndalojë së punuari edhe për disa smartphone që punojnë me Android dhe iPhones.

Nga 1 Shkurti, personat që përdorin version 2.3.7 Android nuk do jenë në gjendje të krijojnë llogari të reja apo të riverifikojnë llogaritë ekzistuese. Edhe iPhone do të pushojë së punuari në versionet iOS 8 dhe ato më të vjetër.

ME TE LEXUARAT