Vrasja me snajper nga tarraca, si i ruhej atentatit biznesmeni Kastriot Reci

Aktualitet

47-vjeçari Kastriot Reçi, pronari i një lokali në Rrëshen u ekzekutua të martën me snajper nga tarraca e një pallati, para lokalit të tij. Arma snajper është gjetur pas krimit në katin e parë të pallatit, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar pamjet e autorit, i maskuar, duke u larguar në këmbë.

Vrasja dyshohet të ketë ndodhur me motiv hakmarrjen, për shkak të një historie vrasjesh mes fiseve me influencë në Rrëshen, e nisur në shtator 2016. Pjesë e ciklit të vrasjeve është edhe ajo e vëllait të Kastriotit, Gaspër Reci, i vrarë me 4 plumba në Romë vitin 2017.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazetari Gjergj Figuri bën të ditur se hetimet nuk kanë sjellë asgjë të re. Gjetja e snajperit ka vështirësuar punën për gjetjen e autorit. Viktima qëndronte gjithmonë në të njëjtin lokal duke u ulur te cepi i lokalit, për shkak se i druhej një atentati të mundshëm.

Atentatorët kanë gjetur një pikë ku ta godisnin pa u vënë re. Kamerat kanë filmuar autorin i cili ka qënë i maskuar duke bërë të vështirë edhe identifikim e tij. Ndërkohë shoqërimi i familjarëve të viktimave nuk ka sjellë asgjë të re, pasi kanë mohuar përfshirjen. Do të jetë shumë e vështirë pasi në Mirditë dhe në tërësi në Shqipëri shumat e ofruara për ngjarje të tilla nuk kanë sjellë gjetje të informacioneve, pasi i druhen një rreziku, tha gazetari per Abcnews.

ME TE LEXUARAT