Policia flet per aksidentin ne Gramsh, dy te vdekur e tete te plagosur

Aktualitet
Policia flet per aksidentin ne Gramsh, dy te vdekur e tete te plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 8 të tjerve, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Grmash, në vendin e quajtur Çekrez.

Paraprakisht thuhet se një makinë fuoristradë tip ‘ML’ ka dalë nga rruga teksa dy persona të seksit mashkull kanë vdekur. Aktualisht dyshohet se personat që kanë qenë në automjet kanë qenë sirianë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tetë të plagosur kanë marrë mjekimin e parë në spitalin e Gramshit, ku ndodhen në gjendje të rëndë.

Për momentin nuk dihen të tjera detaje për ngjarjen e rëndë, ndërsa Policia ka nisur hetimet. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia në lidhje me ngjarjen.

Gramsh/ Informacion paraprak

Në fshatin Çekrez, Gramsh, shtetasi M.Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "Fuoristradë", ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën 2 shtetas dhe janë plagosur 8 shtetas të tjerë.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Gramshit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT