Deshmia e bukuroshes: “Vajzave VIP te Instagramit u ofrohen para ne kembim te seksit”

Showbiz

Vajzat me ndikim të lartë në mediat sociale, apo siç njihen ndryshe me termin “Influencer”, marrin pothuajse çdo ditë oferta monetare në këmbim të marrëdhënieve seksuale.

Në emisionin e mëngjesit ‘Victoria Derbyshire’ në BBC, u trajtua pikërisht kjo çështje, me dëshmi konkrete nga disa prej vajzeve që kanë ndikim në rrjetet sociale, kryesisht në Instagram.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njëra prej tyre tha se mediat sociale janë shndërruar në një lloj “katalogu” për burrat.

“Është prostitucion i nivelit të lartë. Është e frikshme të mendosh që mua mund të më kenë dërguar mesazhe. Ndoshta u kanë dërguar qindra mesazhe vajzave të bukura të Instagramit”, thotë Tyne-Lexy Clarson.

Ajo tregon se kur ishte vetëm 19 vjeç, i erdhi për herë të parë një ofertë e tillë. Do ta paguhej 20 mijë Paund për të dalë për darkë dhe pije me një zotëri.

Pas disa kohësh, një agjenci i dërgoi email duke i dërguar 50 mijë Paund për të kaluar 5 netë në Dubai. Kushtet ishin specifike dhe çdo gjë duhej të mbetej konfidenciale. Tyne-Lexy thotë se e refuzoi ofertën.

Rosie Williams është një tjetër vajzë me influencë në rrjetet sociale. Ajo ka treguar mesazhet që i kishte dërguar një burrë që pretendonte se ishte në Dubai.

Një tjetër vajzë i tregoi programit të BBC se i ishte bërë ofertë 10 mijë Paund si pjesë e një pakete pushimesh, ku kërkohej që të kryente edhe marrëdhënie seksuale me ofertuesin. Ajo tregoi se një burrë rreth 10 vjet më i madh se ajo, i kishte shkruar në Instagram. Për të krijuar komunikim me të, zotëria i dërgonte vazhdimisht dhurata, të tilla si çanta dore. Vajza, që ka ruajtur anonimatin, thotë se për 18 muaj vetëm fliste me zotërinë dhe më pas pranoi që ta takonte.

“Ai ishte i këndshëm. Në mbrëmje, kur filluam të pinim, ai po më pyeste për të ardhurat e mia. Unë i shpjegova që kisha 5 mijë Paund borxh. Ai më tha ‘bë seks me mua dhe do të të jap dyfish”.

Vajza tregon se shkoi me ofertuesin në dhomën e hotelit. “Ndjeva një lloj degradimi, isha e mërzitur me veten”, shpjegon ajo, por këmbëngul se kjo nuk është një formë prostitucioni.

“Është një marrëdhënie që përparon me kalimin e kohës. Unë mendoj se prostitucion është kur pranon një tarifë nga një person i huaj”, është shprehur ajo.

Duke komentuar për këtë fenomen, një zëdhënës i Facebook, kompania që ka në pronësi Instagramin, thotë se “kërkesat seksuale nuk tolerohen në Instagram. Ata që shkelin në mënyrë të përsëritur rregullat tona, do t’u ndalohet aksesi në këtë rrjet”./tvklan

ME TE LEXUARAT