Reagimi/ "Donald Lu lajmëroi furtunë, Amerika nisi sot luftën me "peshqit" e mëdhenj"

Aktualitet

Avokati i njohur, Spartak Ngjela shprehet se sot ka nisur procesi i identifikimit të krimit shtetëror shqiptar.

Sipas Ngjelës, ambasadori Donald Lu lajmëroi furtunë, Amerika dha sinjalin që filloi luftën kundër "peshqve" të mëdhenj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi i Spartak Ngjelës:

Procesi i shumëpritur filloi: shqiptarët nisën të besojnë se shpëtimi i tyre është i shpejtë

Sot, në fakt, filloi procesi i identifikimit të krimit shtetëror shqiptar, dhe sërish është ambasadori amerikan, Donald Lu, që lajmëroi furtunën.

Sa herë fillon procesi që do të eliminojë krimin shtetëror në një vend, krimi humbet ekuilibrin, kurse të rrezikuarit e mëdhenj flasin përçart.

Sot, kjo ù pa qartë edhe në Tiranë në në përplasjen e Prokurorit të Përgjithshëm me Amerikën. Por kjo është krejt e parëndësishme. I rëndësishëm është fakti që të gjithë shqiptarët morën njoftmin se Amerika fillo sot luftën konkrete kundër liderëve të medhenj të korrupsionit shqiptar dhe të krimit shtetëror në Shqipëri.

Kumtin e madh si lajm për shqiptarët e dhe ambasadori amerikan Donald Lu. Shqiptarët sot ndiejnë gjithë gëzim shpresën që filluan të besojnë se do të jetojnë edhe ata si njerëz në atdheun e tyre të nëpërkëmbur nga krimi i pështirë shtetëror.

Falenderim historik nga të gjithë shqiptarët për mikun e madh: Shtetet e Bashkuara të Amerikës... dhe bravo Donald Lu - shqiptarët të gjitjë janë me ju.

Zoti Lu, ti ke hyrë në historinë e Shqipërisë si kampioni modern i shpëtimit të saj dhe të shqiptarëve. Shqiptarët do të të nderojnë përgjithmonë gjatë historisë së tyre.

Sot filloi procesi konkret i shpëtimit të shqiptarëve nga zgjedha e krimit shtetëror. Shpresa filloi të shfaqë konkretizimin e saj shpëtimtar./LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT